TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Shtator 2023, 20:18

EULEX rrëzon Vuçiçin: Forcat tona ishin në kontakt me policinë e Kosovës, nuk pati asnjë ndalesë

Shkruar nga Pamfleti

EULEX rrëzon Vuçiçin: Forcat tona ishin në kontakt me

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë se nuk është lejuar që të marrë pjesë në operacionin policor më 24 shtator në Banjskë, pasi u sulmua Policia e Kosovës.

“EULEX-i në asnjë mënyrë nuk është ndaluar që të marrë pjesë apo të vëzhgojë operacionet që janë kryer nga Policia e Kosovës më 24 shtator”, thanë për Radion Evropa e Lirë nga ky mision i bllokut evropian.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviqç kanë thënë se Kosova nuk e lejoi EULEX-in që të marrë pjesë në operacionin policor, pasi një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Vuçiç gjatë një takimi me përfaqësuesit e QUINT-it dhe Bashkimit Evropian më 26 shtator, tha se i ka pyetur ata pse “EULEX-i është refuzuar” që të marrë pjesë në operacionin në veri.

“Pas sulmit të kryer ndaj Policisë së Kosovës dhe më pas intervenimit të Policisë, patrullat mobile të njësisë policore të EULEX-it dhe Njësisë policore rezervë, por edhe pjesëtarë të tjerë të stafit të EULEX-it kanë qenë në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe kanë shkuar në zonën përreth manastirit të Banjskës në veri të Kosovës”, thanë nga EULEX-i.

Lini një Përgjigje