Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një reagim për vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës, tha se ato ishin të padrejta.
Me anë të një postimi në “X”, Kurti theksoi se masat e BE-së që ndëshkuan Kosovën ishin të orkestruara nga Serbia.
“E mirëpresim vendimin e BE-së për të hequr masat e vendosura ndaj Kosovës. Qeveria jonë ka pohuar vazhdimisht se këto masa ishin të padrejta që nga fillimi, pasi ato sanksionuan Kosovën për përçarjet e orkestruara nga Serbia, një axhendë që çoi gjithashtu në sulme të shumta të mëdha terroriste në territorin tonë”, shkroi Kurti.
Ai u shpreh se pavarësisht sfidave, institucionet e Kosovës kanë ruajtur përkushtimin e plotë ndaj Bashkimit Evropian dhe përmbushjes së kritereve për anëtarësim.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe, ne kemi mbetur plotësisht të përkushtuar ndaj Bashkimit Evropian, për përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe për të vazhduar si aleatë të përkushtuar dhe kampionë të vlerave demokratike”, theksoi Kurti.
We welcome the EU’s decision to lift the measures imposed on Kosova. Our government has consistently maintained that these measures were unfair from the outset, as they sanctioned Kosova for divisions orchestrated by Serbia—an agenda that also led to multiple major terrorist…
— Albin Kurti (@albinkurti) December 18, 2025
Lini një Përgjigje