
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit në Gaza, ku u bombardua një spital dhe mbetën të vrarë 500 persona ku shumica prej viktimave ishin fëmijë.
Osmani në platformën “X” ka shkruar se jetët e pafajshme duhet të mbrohen.
“Është shkatërruese të shohësh pasojat në jetë njerëzore me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, shkruan Osmani.
It’s devastating to see the consequences in human lives with hundreds of civilian casualties following the bombing of a hospital in Gaza, including women & children.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 18, 2023
Innocent lives must be protected. Unfortunately, it is the civilians who always suffer the most in any conflict.
Sulmi izraelit në spitalin al-Ahli në qytetin e Gazës është sulmi ajror më vdekjeprurës i Izraelit në pesë luftëra të zhvilluara që nga viti 2008, thotë Mbrojtja Civile Palestineze.
Sipas raportimeve, dyshohet se janë vrarë 500 persona. “Masakra në Spitalin Arab al-Ahli është e paprecedentë në historinë tonë. Ndërsa ne kemi qenë dëshmitarë të tragjedive në luftërat dhe ditët e kaluara, ajo që ndodhi sonte është e barabartë me një gjenocid", tha zëdhënësi Mahmoud Basal.
Ndërkohë Presidenti i Autoritetit Palestinez (PA) Mahmoud Abbas ka shpallur tre ditë zie pas sulmeve ajrore izraelite në Spitalin Arab Al-Ahli në Gaza, raporton agjencia zyrtare WAFA.
Lini një Përgjigje