TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Dhjetor 2025, 18:08

Sulmi në Ibër Lepenc, zbulohet si e deshifroi FBI gjurmën e dheut

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Ibër Lepenc, zbulohet si e deshifroi FBI gjurmën e dheut

Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI), ka ndihmuar Kosovën në hetimet për kapjen e të dyshuarve të sulmit në kanalin e Ibër Lepencit, që u shënua më 29 nëntor 2024.

Në aktakuzën për tre të dyshuarit e sulmit me bombë ndaj kanalit të Ibër-lepencit, përfshihet raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI-së i mostrave të dheut të çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e të pandehurve, vëllezërve Jovan dhe Dragisha Viçentijeviç në Zubin Potok dhe në fshatin Prevllak të po kësaj komune.

Gjendja faktike e përshkruar si në këtë aktakuzë vërtetohet qartazi edhe nga Raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI-së i mostrave të dheut të çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e të pandehurve, vëllezërve Viçentijeviq në Zubin Potok dhe në fshatin Prevllak të po kësaj komune”.-thuhet në raport.

Ndërkaq, i dyshuari kryesor ishte kolonel serb, i rekrutuar nga shërbimi sekret i Serbisë.

Lini një Përgjigje