TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Janar 2026, 16:55

I vetëshpallur si ‘shërues’ i autizmit, arrestohet konspiracionisti Arianit Sllamniku; u jepte fëmijëve ilaçe për kafshë

Shkruar nga Pamfleti
I vetëshpallur si ‘shërues’ i autizmit, arrestohet
Arianit Sllamniku

Konspiracionisti Sllamniku, pretendon se e ‘shëron’ autizmin ndonëse s’ka lidhje me mjekësinë.

Ka rënë në pranga konspiracionisti nga Kosova, Arianit Sllamniku, i cili pretendonte se trajtonte autizimin tek fëmijët.

Ditën e djeshme u raportua në emisionit KIKS Kosova se Arianit Sllamniku disa personave u ka shitur ilaçe për kafshë me pretendimin se me to fëmijët do të shërohen nga autizmi. Ky lajm ngjalli reagime të shumta duke kërkuar reagimin e institucioneve të shtetit.

Konspiracionisti Sllamniku, pretendon se e ‘shëron’ autizmin ndonëse s’ka lidhje me mjekësinë.

Ai kërkonte në këmbim kërkon 4 mijë euro, por medikamentet që ai ofronte s’janë për njerëz, porpër kafshët.

Rasti u trajtua menjëherë nga ana e policisë.

Ditën e sotme Policia e Kosovës ka arrestuar konspiracionistin Sllamnikun nën dyshimet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike dhe eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testim të barërave.

Konspiracionisti Sllamniku është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në Gjilan u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë marrë shërbime shëndetësore ose konsultime nga Arianit Sllamniku, e që mendojnë se mund të jenë dëmtuar, qoftë materialisht ose shëndetet, të paraqiten në ambientet e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim.

Ministria e Shëndetësisë, ka reaguar ndaj këtij rasti dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht dhe të mos bien pre e mashtrimeve.

“Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe rrjete sociale lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë”, thuhej në reagimin e MSH-së.

arianit sllamniku

2 Komente

  1. T
    Tironsi

    Mashtron shtetl , mashtrojne edhe keta sharlatanet e TV se duan te pasurohen, mjere populli cfare shekull muti jeton

    1. P
      Pirro

      Duhet ti hiqet pashaporta.shqipetare nese e ka nese jo duhet ti ndalohet hyrja.ne Republiken e shqiperise dhe te.shpallet.Satanist Terrorist she.kercenim I sigurise.kombetare nga.ky psikopat Serbo Anadollak. Çdo. Television apo portal qe baske punon me.te te.konfiskohet nga shteti dje ye denohen personal fizik. Akuza kercenim I sigurise kombetare dhe bashkepunim me sektet SATANISTE DHE TERRORIZEM

      Lini një Përgjigje