
Kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi, e ka kaluar natën në objektin e komunës. Ai kishte shkuar në komunë dje para se të mblidhej numri i madh i qytetarëve serbë, dhe më pas kishte mbetur i bllokuar për ta kaluar natën aty.
Raportohet se dhe sot një numër i madh i serbëve kanë nisur të dalin para komunës së Leposaviçit, por edhe komunave tjera veriore. Synimi i tyre mbetet i njëjtë, që të mos lejojnë kryetarët shqiptarë ta vazhdojnë punën.
Policia dhe KFOR-i kanë nisur pozicionet për të ruajtur sigurinë. Ditën e djeshme, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u largua nga hapësira pranë komunës së Zveçanit.
Nga këto përplasje u plagosën 25 ushtarë të KFOR dhe dhjetëra protestues.
Lini një Përgjigje