TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Nëntor 2023, 15:38

Kërcënimet ndaj Kosovës, avokati: Radoiçiç kriminel në duart e Vuçiç, nuk merr dot as frymë pa të

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënimet ndaj Kosovës, avokati: Radoiçiç kriminel

Tomë Gashi, avokati nga Kosova, tha se pavarësisht kërcënimeve, nuk ka për të pasur një luftë mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai u shpreh se kërcënimet nga Radoiçiç janë të ndikuara nga presidenti i Serbisë Vuçiç, ku sipas tij pa të cilin nuk merr dot as frymë.

Gashi shtoi gjithashtu se Radoiçiç po kërkon të krijojë situata tensioni në Ballkanin Perëndimor, për shkak të ndikimit që ka te ajo Rusia.

“Mendoj se është vetëm kërcënim. Radoiçiçi ky kriminel i sofistikuar, është vetëm një figurë e zbehtë në duart e Vuçiçit. Mendoj se Radoiçiçi as frymë nuk merr pa e pyetur Vuçiçin, ndaj mendoj se këto kërcënime që ka paralajmëruar Kurti, mendoj se janë vetëm çështje kërcënimi pa pasur një realizim të mundshëm.

Me siguri kryeministri Kurti ia bën këto kërcënime edhe faktorit ndërkombëtar, pasi në të gjitha takimet që ka pasur muajt e fundit, çështja më prioritare ka qenë çështja e sigurisë në Kosovë, sepse çështjet e bisedimeve më Serbinë janë çështje letrash, por nëse Serbia në mënyrë direkte rrezikon Kosovën si shtet, ne duhet ta themi dhe duhet të përgatitemi, për raste të incidenteve.

Megjithatë luftë nuk do të ketë për sa kohë strategjinë e madhe të çështjeve botërore e ka Stoltenberg dhe të tjerë. Ky është mendimi im dhe i strategëve ushtarak. Këto janë çështje të ndikimit të Rusisë te Serbia”, tha Gashi për “Euronews Albania”.

radoicic kurti vucic

Lini një Përgjigje