
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka provokuar gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke deklaruar se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë.
Vuçiç vijoji më tej me deklaratat provokuese, duke thënë se Kosova mbetet shtylla kryesore e identitetit, kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore të Serbisë.
“Për ne, serbët, ajo nuk është thjesht një copë toke, por djep i shpirtit tonë dhe e ekzistencës sonë në këtë tokë”, tha Vuçiç.
Pas deklaratave provokuese, Vuçiç vijoi "avazin" duke "viktimizuar" serbët që jetojnë në veri të Kosovës, të cilët sipas tij jetojn në kushte skandaloze.
“Atyre po u mohohen të drejtat themelore njerëzore: e drejta për jetë, për lëvizje, për arsim dhe për përkujdesje shëndetësore. Atyre u mohohet qasja në vendin e punës dhe në pronë”, tha presidenti serb, teksa bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të marrë hapa konkretë për të ndalur, atë që ai e quan, dhunën në Kosovë.
Ndonëse situata e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka shkuar si duhet, Vuçiç pretendoi se “Serbia beson në dialogun" që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Lini një Përgjigje