TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shtator 2025, 18:06

Kosova më e izoluar se kurrë, Vuçiç takohet me sekretarin Rubio në Asamblenë e OKB-së; çfarë po 'gatuan' Serbia?

Shkruar nga Pamfleti

Kosova më e izoluar se kurrë, Vuçiç takohet me

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijon të mbajë “hundën lart”, duke i folur për parime dhe demokraci Amerikës, Vuçiç ka shfrytëzuar pjesmarrjen në Asamblenë e OKB-së për t’u takuar me  Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Në një kohë kur marrëdhëniet e Kosovës me Uashingtonin janë në nivelin më të ulët, presidenti i Serbisë, Aleksandaër Vuçiç, po luan fuqishëm me politikën e jashtme, kryesisht në vendosien e marrëdhënieve me administratën e re të SHBA-së.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijon të mbajë “hundën lart”, duke i folur për parime dhe demokraci Amerikës, Vuçiç ka shfrytëzuar pjesmarrjen në Asamblenë e OKB-së për t’u takuar me  Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Takimi zyrtarë është bërë publik nga vetë sekretari Rubio, i cili tha se ky takim shërbeu për të folur për thellimin e bashkëpunimt dhe dialogut mes dy vendeve.

“Më vjen mirë që pashë Presidentin Serb, Aleksandr Vuçiç, përsëri sot në Nju Jork. Diskutuam Dialogun Strategjik që dy kombet tona do të nisin së shpejti dhe pjesëmarrjen e SHBA-së në EXPO 2027, të dyja mundësi për të forcuar më tej marrëdhënien tonë dypalëshe, ndërsa kërkojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë së bashku”, shkruan Rubio në “X”.

Ky takim mund të jetë në ogur i zi për Kosovën, duke qenë se Vuçiç ka premtuar para nisjes së tij për në Asamblen e OKB-së, se do të niste një fushatë diplomatike, anti-Kosovë.

Gjithashtu mbetet për t’u parë se çfarë do të flasë Vuçiç gjatë fjalimit të tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në orën 18:00.

Kosova më e izoluar se kurrë, Vuçiç takohet me

Vlen të theksohet se edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio. Por ndryshe nga takimi zyrtar i Vuçiçit, takimi i Osmanit ndodhi mbrëmë gjatë pritjes së organizuar nga presidenti i ShBA-së Donald Trump. 

Lini një Përgjigje