TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Shtator 2025, 17:58

Kurti flet serbisht: Jo më strukturave paralele, po integrimit të barabartë!

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net
Kurti flet serbisht: Jo më strukturave paralele, po integrimit të
Albin Kurti /

Në një akt të paprecedentë politik, Albin Kurti i drejtohet serbëve të Kosovës në serbisht, duke shpallur fundin e monopolit të Beogradit dhe fillimin e një epoke të re për shtetin e Kosovës...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zgjedhur të flasë në gjuhën serbe për t’u drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës me një mesazh të qartë dhe pa ekuivok: Kosova është shtet i të gjithëve dhe strukturat paralele të dirigjuara nga Beogradi nuk kanë më vend.

Kjo lëvizje, në dukje e thjeshtë, por në thelb thellësisht politike, përfaqëson një përpjekje serioze për të çmontuar kontrollin e Beogradit mbi veriun e Kosovës jo me dhunë apo imponim, por përmes përfshirjes dhe normalizimit të institucioneve.

Kurti paralajmëroi integrimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor në Kosovë, në bashkëpunim me BE-në dhe KFOR-in, por me pjesëmarrje aktive të vetë komunitetit serb, jo me direktiva nga Serbia. Ai i bëri thirrje qytetarëve serbë të mos lejojnë që një parti e vetme, nënkupto Lista Serbe, t’i shantazhojë dhe t’i përfaqësojë në mënyrë monolitike, duke i përjashtuar nga pjesëmarrja e lirë dhe demokratike në jetën publike.

Kjo është hera e parë që një lider shqiptar i Kosovës komunikon drejtpërdrejt me qytetarët serbë në gjuhën e tyre, pa ndërmjetës, pa frikë dhe pa servilizëm.

Fjalimi i Kurtit është një sfidë direkte për politikën destabilizuese të Aleksandar Vuçiçit në Kosovë, por njëkohësisht një ftesë publike për serbët që jetojnë në Kosovë që të bëhen pjesë aktive e shtetit dhe të ardhmes së përbashkët.

Në këtë kontekst, Kurti ka vendosur një precedent të ri në qasjen politike ndaj veriut të vendit, duke e kthyer dialogun e brendshëm në prioritet, përpara dialogut me Serbinë. Reagimi i ashpër i Beogradit dhe medieve të tij është një tregues i frikës nga një realitet ku serbët e Kosovës mund të jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës së Kosovës sesa si instrumente të politikës ekspansioniste serbe.

Mesazhi i Kurtit nuk ishte thjesht në serbisht, ai ishte një projekt politik për një shtet të përbashkët, ku lojërat e vjetra të kontrollit dhe ndarjes nuk kanë më vend./Pamfleti

kurti në serbisht jo strukturave paralele

Lini një Përgjigje