
Ka dështuar për herë të katërt konstitituimi i Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje kandidoi sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, për herë të tretë pas dy dështimeve në seancën e kaluar duke krijuar një ngërç.
Me të nisur seanca kryesuesi Avni Dehari e ka ftuar Vetëvendosjes që të propozojë emrin për kryetar të Kuvendit.
Deputeti i Vetëvendosjes Gluk Konjufca, tha se ata kanë emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun, dhe ka theksuar se meqë partitë e tjera janë deklaruar kundër votimit të saj, duhet kohë shtesë për konsultime.
“VV, padyshim e ka emrin e njëjtë, Albulena Haxhiu si e propozuar. Ne meqenëse e kemi parë që të gjitha subjektet politike qysh dje kishin paralajmëruar se do të kenë qëndrimin e njëjtë, mendoj se në këtë situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç se me një marrëveshje politike...Pa krijimin e një mazhorance këtu në Kuvend për kryetarin e Kuvendit nuk do të mund të themelohet vetë Kuvendi. E njëjta logjikë është edhe për nënkryetarë... Atëherë ne zoti kryesues kërkojmë një kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë që e patëm tri herë radhazi në Kuvend”, ka theskuar Konjufca.
Ndodhur në këto kushte drejtuesi i seancës, Dehari e mbylli seancën dhe caktoj të radhës për ditën e mërkurë më datë 23 Prill.
Lini një Përgjigje