TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Tetor 2023, 11:58

Kosova u turpërua sërish sot nga Shqipëria!

Shkruar nga Pamfleti
Kosova u turpërua sërish sot nga Shqipëria!
Prishtina /

Audienca më e interesuar e seancës së sotme plenare në Tiranë, ishte Kosova.

Të gjithë atje po ndiqnin me vëmendje turpin që e skuqte nga anët tona.

Kosova u kthye sot në mollë sherri mes palëve në Kuvend.

Të gjithë ziheshin se kush e donte më shumë Kosovën.

E donte ai që theu embargon me Millosheviçin, apo e donin këta të këtij të gjatit që mungonte, që siç tha ai gazetari i famshëm është bërë Kryeministri më i mirë i Serbisë prej kohës së Pashiçit.

Edhe pse Konferenca e Kryetarëve një ditë më parë vendosi që më 12 Tetor të diskutohej gjithçka lidhur me Kosovën, përfshirë dhe rezolutën, këta sot ziheshin pse e lanë aq vonë këtë punë.

Kur Berisha-Bardhi me të vetët, dhe Balla-Çuçi me të vetët ziheshin se kush po e mbronte dhe po e dëmtonte Kosovën, Jorida Tabaku e Kreshnik Çollaku treguan se po i shkruanin kolegët nga Kosova, se çfarë është ky turp që po u vinte nga Shqipëria.

Heshtni më mirë more njerëz, se është e vetmja formë që ju të jeni të dobishëm.

Në fakt, forma më optimale do ishte mos-ekzistenca juaj, por meqë jeni, heshtni të paktën!/Pamfleti

kosova shqipëria

Lini një Përgjigje