
Guvernatorit aktual, Fehmi Mehmeti pasi iu dogj bishti përpëlitet që të bëjë të pamundurën për t’u futur në listën e ngushtë që i adresohet Kuvendit përkitazi me zgjedhjen e guvernatorit të ri.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në ikje, Fehmi Mehmeti, po tenton me çdo kusht që të futet në listën për t’u përzgjedhur për guvernator edhe përkundër se nuk është përfshirë në listën përfundimtare për shkak mungesës së integritetit.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës ka shqyrtuar listën e kandidatëve për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Katër kandidatë sipas Bordit të kësaj banke i kanë plotësuar kushtet për t’u përzgjedhur në krye të BQK-së.
Kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurbonja ka thënë para këtij komisioni se procesi i përzgjedhjes është monitoruar dhe është bërë në bazë të projektit të ambasadës Britanike.
“Procesi është monitoruar nga Ambasada Britanike dhe kanë aplikuar 17 kandidatë, dhe 14 kandidatë janë ftuar për intervistim. Edhe nga projekti është cilësuar se të përzgjedhurit i plotësojnë kushtet. Renditja e kandidatëve është vendosur që të bëhet në bazë të pikave që kanë marr kandidatët. Kandidatët janë Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj”, tha ai.
Mirëpo, guvernatori në ikje Fehmi Mehmeti kundërshtimin për mos përfshirje në listë e bazon në Kodin Penal të Kosovës ku ky Kod përcakton se “kushdo që ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta, ashtu siç është përcaktuar me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet”.
Guvernatori në ikje, Mehmeti, edhe përkundër raportimeve të shumta mediatike që Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) të cilën e mbikëqyr pikërisht ai (guvernatori i BQK-së) sipas Ligjit, nuk kishte reaguar pas largimeve të 70 punëtorëve me eksperiencë 10 vjeçare, kurse në anën tjetër kishte kryer punësime masive pa konkurs, çka haptas paraqet diskriminim dhe vepër penale, fare nuk kishte reaguar ndaj Drejtorit kriminal të Byrosë së Sigurimeve, Sami Mazreku, tashmë të njohur për aferat dhe skandalet e tija të panumërta penale dhe mediatike, ndërsa tash (Mehmeti) promovon standardin që vet nuk e kishte aplikuar “What comes around goes around”.
Guvernatori në ikje duhet të di domethënien e fjalës “Carma is a bitch”. Bye bye guvernator, po thonë punëtoret e larguar të BKS. Disa nga ta për “Pamfletin” kanë deklaruar se e kishin dhe problem t’ia shpjegonin familjes së tyre se pse u larguan nga puna. Njëri nga ta me eksperiencë prej dhjetë vitesh kur e larguan nga puna, thotë se kishte problem t’ia shpjegonte familjes se pse e larguan. “70 familje u demoralizuan duke e akuzuar qeverinë e kaluar se me urdhër të tyre na larguan, por dhe këtë qeverinë aktuale se nuk po ndërhyn të vendos drejtësi për ta”, i thanë redaksisë tonë nga ky grup. /Pamfleti
Lini një Përgjigje