TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Mars 2023, 21:38

Eurodeputeti holandez “shpërthen” ndaj Vuçiçit: Karotat dështuan, nxirrni shkopinjtë

Shkruar nga Pamfleti

Eurodeputeti holandez “shpërthen” ndaj Vuçiçit:

Deputeti holandez i Parlamentit Europian, Thijs Reuten, i ka dhënë një “shuplakë” të fortë presidentit serb  Aleksandar Vuçiç, i cili nuk firmosi planin franko-gjerman.

Ai e konsideron këtë qëndrim të Vuçiqit zhgënjyes dhe të pritshëm.

Refuzimi i turpshëm i Vuçiçit për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit me Republikën e Kosovës, të cilën ai ‘e pranoi’ të hënën, sugjeron qartësisht se Serbia po luan me kohën. Metodat e buta duhet të marrin fund. Karrotat kanë dështuar. Nxirrni shkopinjtë”, shkruan eurodeputeti në profilin e tij në Twitter.

Ndërkohë, edhe më herët, ligjvënësit holandezë kanë kërkuar dënimin e Serbisë për qasjen agresive ndaj Kosovës dhe për mos-dënimin e luftës së Rusisë në Ukrainë përmes sanksioneve.

Madje është kërkuar që Serbisë t’i ndalohet anëtarësimi në BE dhe t’i rikthehet regjimi i vizave.

thijs reuten kurti vuci

Lini një Përgjigje