TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Janar 2024, 18:15

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Gjermania: Hap i rëndësishëm, afron njerëzit drejt Europës

Shkruar nga Pamfleti

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Gjermania: Hap i

Gjermania e ka cilësuar liberalizimin e vizave për Kosovën si hap tjetër të rëndësishëm që i afron njerëzit në Europë.

Zyra e Jashtme Gjermane ka shkruar në rrjetin social 'X', se liberalizimi i vizave për Kosovën, më në fund u mundëson të gjithë qytetarëve kosovarë të udhëtojnë pa viza për qëndrime të shkurtra në BE, konkretisht zonën Shengen.

Liberalizimin e vizave e ka komentuar edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Ai shkruan në rrjetet sociale se më në fund dhe pse me vonesë, ndodhi liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Pikërisht në kohë për të ndjekur disa nga ndeshjet e ardhshme EURO2024 në Gjermani”, ka shkruar ai.

Lini një Përgjigje