TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Janar 2024, 15:54

Viti i Ri, plagosen 25 persona nga fishekzjarret në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Viti i Ri, plagosen 25 persona nga fishekzjarret në Kosovë

25 persona janë plagosur nga fishekzjarret gjatë natë së ndërrimit të viteve në Kosovës.

Rastet më ekstreme ishin një fëmijë, i cili ka humbur dy gishtërinj dhe një person i plagosur nga një plumb qorr.

Mjeku në QKUK, Avdush Bajgora tha se janë katër raste që kanë dëmtuar sytë nga fishekzjarret.

“Gjatë 24 orëve në Qendrën Emergjente deri më tani kanë kërkuar ndihmë gjithsej 290 pacientë, duke marrë parasysh 250 kanë qenë mbrëmë dhe ndërrimin e sotshëm gjithsej 50 pacientë kanë kërkuar ndihmë. Prej tyre 25 pacientë kanë qenë të lënduar nga mjetet piroteknike dhe lëndimet kanë qenë të ekstremiteteve, ku duhet të veçohet një fëmijë që ka dy gishtërinj të amputuar të dorës së majtë, kemi një pacient të lënduar me plumb qorr, pacienti i është nënshtruar operacionit, i cili momentalisht ndodhet në Kirurgji.

Gjithashtu, ka pasur raste të lëndimit të syrit, gjithsej 3-4 pacientë, prej të cilëve dy si rezultat të depërtimit të thërrmijave të mjetit plasës, kemi penetrimin e kornesë të syrit”, tha mjeku.

Lini një Përgjigje