TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shtator 2023, 18:47

Lista Serbe reagon 1 ditë pas sulmit në Kosovë: KFOR dhe EULEX të vendosen në Veri, frenoni Kurtin

Shkruar nga Pamfleti

Lista Serbe reagon 1 ditë pas sulmit në Kosovë: KFOR dhe EULEX

Lista Serbe ka reaguar një ditë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, duke fajësuar kryeministrin Albin Kurti.

Në reagimin e Listës Serbe, parti që për nënkryetar ka kriminelin e sanksionuar nga SHBA, Milan Radojiçiç, kërkon vendosjen e KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës.

Kjo parti ekstremiste serbe pretendon se dy prej terroristëve që sulmuan dhe vranë një polic shqiptar, janë ekzekutuar edhe pse ishin dorëzuar.

“Po ashtu, themi se do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, thuhet në reagim.

Në fund, në këtë reagim, Lista Serbe kanë thotë se kanë kërkuar disa herë që KFOR-i të parandalojë dhe për të frenojë Kurtin, por sipas tyre ka qenë e kotë.

lista serbe kfor eulex kurti

Lini një Përgjigje