Kosova20 Mars 2023, 20:29

“Marrëveshja pa firmë, përgjegjësi e Vuçiç”/ Eurodeputeti: Duhet presion ekonomik dhe politik mbi Serbinë

Shkruar nga Pamfleti

“Marrëveshja pa firmë, përgjegjësi e
Eurodeputeti Rome Franz ka kritikuar Serbinë sa i takon dialogut me Kosovën.

Në emisionin “Zona Zero”, së bashku me gazetarin Thimi Samarxhiu në studio, eurodeputeti Franz kanë diskutuar për marrëveshjen pa firmë e 18 marsit në Ohër mes Vuçiç dhe Kurti.

Në fjalën e tij eurodeputeti është shprehur se nga ajo marrëveshje pa firmë, u nxorr mësimi se Kurti është i besueshëm si partner i BE, teksa nga ana tjetër Vuçiç nuk ka treguar vullnet të mirë për bashkëpunim.

Nuk do ta quaj sukses të vërtetë sepse nuk ka një nënshkrim dhe kjo prej zotit Vuçiç. Kjo gjë për mua përbën një problem, si pasojë më duhet të them se kjo është përgjegjësia e tij. BE duhet t’i ketë parasysh pasojat në këtë proces, ne duhet të bëjmë presion politik dhe ekonomik ndryshe nuk do të kemi sukses. Nga ana tjetër Kurti ka treguar se është i besueshëm sepse ishte i gatshëm për të hedhur firmë. Ne nuk kemi më kohë dhe nuk e dimë se cilat do të jenë hapat e radhës. Vuçiç duhet të tregoj besueshmëri”, tha eurodeputeti Franz.

 

vucic rome franz kosova serbia