
Një kanosje serioze me jetë është raportuar mbrëmjen e së martës në veri të Mitrovicës, ku shënjestër ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në rrugën “Vasilije Ostrovski” është gjetur një grafit i shkruar në gjuhën serbe me shkronja cirilike, i cili në shqip përkthehet: “Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, raportojnë mediat në Kosovë.
Pas marrjes së informacioneve, njësitë relevante policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimin.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i gatshëm, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Kanosje”.
Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.
Lini një Përgjigje