Kosova21 Maj 2024, 11:19

Ministri kroat paralajmëron përshkallëzim të tensioneve: Situata në Kosovë nuk është e sigurt!

Shkruar nga Pamfleti

Ministri kroat paralajmëron përshkallëzim të tensioneve:

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiç ka thënë se situata në Kosovë dhe rajon nuk është ajo që do të donim të ishte dhe se është jo e kënaqshme dhe jo e mirë.

Gjithashtu ai i bëri komentet në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të 41-të të Forcave të Armatosura Kroate (HRVCON) në operacionin paqeruajtës të KFOR-it.

“Nëse situata do të ishte e mirë, nuk do të ishte e nevojshme të dërgonim forcat e armatosura në misionin e KFOR-it. Shpresojmë që NATO dhe KFOR të arrijnë të stabilizojnë situatën, që të mos ketë përshkallëzim të dhunës,” tha ai, duke shtuar se kishte disa situata që “ishin në kufi”, tha ai. 

Ministri Mbrojtës deklaroi se situatat e kohëve të fundit janë shkaktuar nga pala serbe.

“Të gjitha këto situata u shkaktuan nga pala serbe. Për këtë arsye, është e nevojshme të ruhet paqja dhe rendi në atë zonë. Prania e kontingjentit kroat dhe të gjithë të tjerëve që janë në Kosovë sigurisht që na jep të drejtën të mendojmë se siguria në Kosovë do të ruhet dhe mbrohet,” tha Anushiç.

"Ne jemi një ushtri që është gati për parandalim, nuk po përgatitemi për ndonjë sulm ose luftë, por për parandalim. Ne duhet të jemi të fortë për të penguar këdo që mendon se mund të përsërisë ngjarjet e vitit 1991, dhe kur flasim konkretisht për Kosovën dhe sinqerisht edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën, shpresoj që nuk do të ketë përshkallëzim të konfliktit” shtoi Anushiç  më tej. 

Operacioni i NATO-s KFOR u krijua me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 10 qershor 1999. Detyrat kryesore të kontingjentit kroat në kuadër të KFOR-it janë parandalimi i rinovimit të armiqësive, ndërtimi i një mjedisi sigurie, mbështetja e përpjekjeve humanitare ndërkombëtare, sigurimi i zbatimit të marrëveshjeve të lidhura dhe të mbështesë zhvillimin e forcave të sigurisë së Kosovës.