TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Maj 2023, 20:19

Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit, reagon Borrell: Faktor kyç për pajtim! Familjet kanë të drejtë të dinë fatin e të afërmve të tyre

Shkruar nga Pamfleti

Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit, reagon Borrell: Faktor

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell e ka quajtur një hap të rëndësishëm miratimin e Deklaratës për të zhdukurit nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Me anë të një komunikate të lëshuar për media, Borrell ka theksuar se Vuçiç dhe Kurti nën ndërmjetësimin e BE-së kanë konfirmuar rëndësinë e zgjidhjes së fatit të personave të pagjetur, për t'u dhënë fund vuajtjeve të të dashurve të tyre.

"Të dyja palët e njohën çështjen e personave të zhdukur si një çështje humanitare dhe theksuan nevojën urgjente për përpjekje shtesë të përbashkëta për zbutjen e situatës së familjeve të prekura dhe komunitetit më të gjerë. Ata vlerësuan punën e rëndësishme të bërë nga Grupi i Punës për Persona të Zhdukur, i kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (Si shenjë e vendosmërisë së tyre të përbashkët për të siguruar zbatimin e plotë të detyrimeve në fushën e personave të zhdukur, ata miratuan Deklaratën për Personat e Zhdukur”, ka thënë Borrell.

Ai shtoi gjithashtu se liderët janë zotuar që në takimin e radhës të bien dakord për detajet operacionale në zbatimin e kësaj deklaratë. Në deklaratën e Borrell, më tej thuhet nga 6065 raste të personave të zhdukur në periudhën nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000, 1621 kanë mbetur të pazgjidhura.

Më shumë se 20 vjet më vonë, familjet e tyre vazhdojnë të jetojnë në pikëllim, duke mos ditur se ku janë të dashurit e tyre. Familjet kanë të drejtë të dinë fatin e të afërmve të tyre, si dhe të shoqërisë në tërësi”, thuhet në deklaratë.

Borrell ndër të tjera ka shtuar se "zgjidhja e çështjes së të zhdukurve nuk është vetëm një detyrim humanitar, por edhe faktor kyç për pajtimin dhe besimin mes njerëzve.”

“Është bërë urgjente të sigurohet që procesi i identifikimit të vendeve të varrimit të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kujtimet zbehen dhe individët, vendet dhe ngjarjet janë më të vështira për t'u hetuar. Kjo është arsyeja pse BE-ja mirëpret pranimin e deklaratës së dy palëve dhe pret që ajo të arrijë përparim të prekshëm në përfundimin e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj familjeve", ka thënë Borell.

be deklarata e të zhdukurve #borrelli

Lini një Përgjigje