Kosova 1 Korrik 2023, 16:37

Moti i keq “pushton” Kosovën, erërat e forta dhe reshjet e dendura paralizojnë disa zona

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq “pushton” Kosovën, erërat e forta dhe reshjet e

Moti i keq me shi të rrëmbyeshëm erëra të forta ka pushtuar disa rajone të Kosovës ditën e sotme, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme në disa qytete.

Në Rahovec disa rrugë janë vërshuar nga uji për shkak të reshjeve intensive. Era e fuqishme e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm e breshër ka përfshirë edhe Gjakovën.

Ndërkohë pamje të ngjashme janë regjistruar edhe në Ferizaj, i cili është kapluar nga një stuhi e fuqishme. Moti i keq me shi të rrëmbyeshëm e shkarkime rrufesh ka kapluar edhe Prishtinën.

moti i keq kosovë përmbytje