Kosova 6 Dhjetor 2023, 07:14

“Në 2019, Naim Murseli u zhduk disa kohë”, gazetarja zbulon detaje për çiftin dhe pushimet luksoze

Shkruar nga Pamfleti

“Në 2019, Naim Murseli u zhduk disa kohë”, gazetarja

Arsyeja e vrasjes së Liridona Ademajt në Prishtinë mbetet ende mister ndërsa pistat janë të shumta.

Ndërsa familja flet për një jetë të lumtur bashkëshortore prej 13 vitesh, gazetarja Evis Ahmeti tha në “Open” se në vitin 2019, çifti ka pasur një kërkesë për divorc por që më pas është anuluar.


“Në 2019, Shaban Murseli deklaroi se i biri është zhdukur disa kohë në Gjermani që përkon me kohën për kërkesën e divorcit. Se për çfarë e ka bërë kërkesën për divorc nuk dihet. Liridona ka 13 vite nuse. Ka shkuar dhe ka studiuar në Suedi për infermiere. Krahas kompanisë së pastrimit ajo punonte edhe në një biznes familjar. Njerëzit e afërt të Liridonës, familjarët e saj thonë se jetonin mirë, bënin pushime me shuma marramendëse”, tha ajo.

Naim Murseli ka pranuar në Polici se ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Murseli. Mediat kosovare bëjnë të ditur para hetuesve, Murseli ka pranuar që i ka dhënë të dyshuarit Granit Plava 15 mijë euro para vrasjes dhe 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së krimit.

Naim Murseli u arrestua një 3 ditë më parë, pas varrimit të bashkëshortes së tij, së bashku edhe me një të dyshuar tjetër, i cili rrëfeu para prokurorëve se Murseli e ka paguar ta kryejë vrasjen.

Në mbrëmje vonë u njoftua se një person i tretë u arrestua lidhur me krimin. Ai është Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së dhe nipi i Naim Murselit.

Pas arrestimit të Naimit, babai i tij, Shaban Murseli njoftoi se për shkaqe familjare ishin anuluar të vizitat për Liridonën.

Ndërkohë policia njoftoi se kishte kryer bastisjen në dy lokacione në Gjakovë nga ishte dhe Musliu dhe se kishte sekuestruar dhe armën e krimit.

 

naim murseli