Kosova 5 Dhjetor 2023, 22:41

Vrasja e Liridonës, gazetari nga Kosova tregon detajet: Në gjykatë ka pasur përplasje mes autorit të krimit dhe Naim Murselit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridonës, gazetari nga Kosova tregon detajet: Në

Arsyet e vrasjes së Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli mbeten ende të paqarta.

Për emisionin “Opinion”, gazetari “Nacionale” Besian Beha tha se autoritetet në Kosovë po hetojnë në disa pista dhe se deri më tani ende nuk ka një pistë konkrete.

Sipas tij, fillimisht ka qenë përfitimi nga sigurimi jetësor që Liridona kishte në Suedi, një lidhje jashtëmartesore homoseksuale Naim Murselit apo përfshirja e këtij të fundit në veprimtari të jashtëligjshme për të cilën gruaja e tij mund të ishte në dijeni.

Beha thekson se kamerat e sigurisë kanë vërtetuar se vrasësi ka qenë edhe në restorantin ku ka darkuar çifti dhe më pas ka vrarë gruan siç ishte dakordsuar me Naim Murselin.

Gazetari tregon gjithashtu se në seancën gjyqësore dëgjimore ka patur një përplasje mes autorëve të krimit dhe Naim Murselit.

Për momentin duket që nuk është një rrugë që të çon te e vërteta, sigurimi jetësor. E dyta ka të bëjë me një lidhje jashtëmartesore e Naim Murselit. Por duhet të kemi kujdes në deklarata. Është përmendura si mundësi, por deri më tani nuk ka diçka konkrete. Po ashtu lidhet me një kërkesë për divorcin e cila fillimisht u mohua. Në vitin 2019 kamë kërkuar divorcin në Suedi, pro më pas nuk janë paraqitur në gjykatë dhe kjo çështje u pushua. Që në natën e parë autoritete kanë patur dyshime se ai qëndron mbrapa vrasjes. Më pas kanë verifikuar kamerat dhe xhirimet e kamerave dhe komunikime e tij dhe për të parë se cila ishte rruga që do të ndiqte. Në rrugën që ka ndodhur krimi është një kamur që ka filuar makinën e autorëve dhe e njëjta makinë është filmuar nga kamerat e restorantit ku ka darkuar Liridona me Naimin. Kjo tregon se autori ka qenë një tavolinë tjetër dhe më pas ka lëvizur për të kryer krimin siç ishte pajtuar me Naimin. Ky është një plan që mund te këtë një javë apo muaj që është planifikuar. Asnjë nga të dyshuarit nuk ka pranuar të flas lidhje me krimin. Në seancën dëgjimore e parë ka patur një përplasje mes Naimit dhe Plavës. Naimi ka thënë se është kthyer për të ndihmuar gruan, ndërsa Plava i ka thënë se ngrihu njëherë, fol njëherë. Po heton nëse lidhet me ndonjë veprimtari ilegale që gruaja mund të ketë qenë në dijeni”, tha Besian Beha.