Kosova12 Dhjetor 2023, 12:35

“Nuk e kemi kërcënuar familjen e Naimit”, motra e Liridonës thyen heshtjen: S’i di asnjë sekret, nuk dyshonte për tradhëti

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e kemi kërcënuar familjen e Naimit”, motra e

Motra e Liridona Ademajt, ka thyer heshtjen në lidhje me vrasjen e kësaj të fundit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Brikenda Ademaj tha për një emision televiziv, se ne e dimë se Liridona e ka pasur jetën me Naimin. Po ashtu ajo tha se nuk ka pasur asnjë kërcënim për familjen e Murselit.

“Ne kemi kallëzuar se ka pasur jetë të lumtur me Naimin. Nuk është e vërtetë se ka pasur sekrete. Ne kemi kallëzuar gjithçka që kemi ditur, se ne duam të mbrojmë Liridonën. E kam bërë foton dy ditë para se të vritej Liridona. Liridona ka pasur shumë sende brenda që nuk na i ka kallëzuar si familje. Nuk na ka thënë ndonjë sekret. Asnjë gjë. Se kam dëgjuar që ka pasur debate për tradhti. Gjithmonë ka qenë pranë nesh, kur fliste me Naimin. Ai e pyeste për fëmijët. Nuk kam qenë në familjen tonë, kur ajo iku për Prishtinë. Kam qenë te burri im. Kur kam qenë në fshat, kanë folur. Ata po mobilonin dhe shtëpinë e tyre. Ata nuk kanë ikur asnjëherë nga shtëpia e tyre. S’kanë pasur sherre”, tha ajo.