Kosova11 Dhjetor 2023, 22:39

Vëllai i Liridona Ademajt thirrje qytetarëve: Çdo provë që keni dërgojeni në prokurori, presim drejtësi profesionale nga gjykata!

Shkruar nga Pamfleti

Vëllai i Liridona Ademajt thirrje qytetarëve: Çdo provë

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila u vra më 29 nëntor, me porosi të burrit të saj Naim Murseli ka dalë me një apel për qytetarët. Përmes një postimi në Facebook, ai u kërkon qytetarëve që informacione rreth rastit duhet t’i dorëzojnë në polici dhe prokurori dhe jo familjes së viktimës.

Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë. Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës. Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar ai.

Më herët sot ka folur i ati i Nim Murselit. Ky i fundit vijon të jetë në mbrojtje të të birit. “Sa i përket jetës së Naimit, kurrë jeta e tij nuk e ka ditur se ç’është bixhozi. E ka urrejte edhe kjo që flitet për gjininën e njëjtë. As kafe nuk pi, as alkolin. Sa i përket fotografive, nuk është e vërtetë, se i dëgjoj ato deklarata. Për Naimin kanë pasur respekt të gjithë derisa ndodhi ky rast. Ne ishim në hotel kur e ka thërritur babai i Rita Orës. Ka qenë djalë i sjellshëm, e kanë njohur edhe Dua Lipa dhe Rita Ora. Pas tragjedisë, njerëzit i kthyen shpinën”, tha ai.