TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Mars 2023, 09:44

“Nuk e le asnjë qershi pa ngrënë”, Musliu ironizon Albin Kurtin: I çojshe krahët si shqiponjë, dreqi të hajë!

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk e le asnjë qershi pa ngrënë”, Musliu ironizon

Deputetja Ganimete Musliu në seancën parlamentare ditën e djeshme në Kuvendin e Kosovës ka imituar Albin Kurtin. Musliu tha se kur Kurti ishte në opozitë kërkonte që të mos bëheshin seanca parlamentare natën, ndërkohë që të njëjtën gjë po bën sot kur është në qeveri. Ajo tha se kryeministri 'nuk po lë asnjë qershi pa ngrënë' tani që është në pushtet. Kur deputetja po e ironizonte, Kurti e kaloi situatën me të qeshur.

"Çfarë po bën sot Albin? Dreqi të hëngërt nuk e le asnjë qershi pa ngrënë, asnjë qershi nuk do me lënë. Pse more Albin? Doja të them shumë gjëra sot por nuk po di cilit Albin ti flas e cilit Albin ti bëj pyetje. A me i bërë pyetje Albinit shokut të Astrit Deharit, Mod Balajt e Arben Xheladinajt a ti bëj pyetje këtij Albinit këtu të hekurosur, me 40 kollare, me truproja e kështu me radhë.

Unë nuk di cilit ti bëj pyetje por ndoshta më mirë është t'i bëj pyetje këtij të hekurosurit. A po të vjen marre kur e dëgjon veten? Mua do të më kishte ardhur marre kur e kam parë veten kështu.

A të kujtohet Albin kur vije dhe i qoje krahët si shqiponjë? Në atë kohë thoje “Po bëni seanca natën, po i tuteni popullit”. Çfarë po bën sot Albin? Dreqi të hëngërt nuk e le asnjë qershi pa ngrënë, asnjë qershi nuk do me lënë. Pse more Albin", tha ajo gjatë fjalës në Kuvend.

albin kurti ganimete musliu

Lini një Përgjigje