TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Gusht 2025, 13:48

“Nuk heqim dorë nga Serbia!”, pankartat e serbëve në Veri: Luftoni kundër Kurtit!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk heqim dorë nga Serbia!”, pankartat e serbëve në

Postera me ngjyrat e flamurit serb u shfaqën në veriun e Kosovës mëngjesin e sotëm.

“Nuk do të heqim dorë nga Serbia! Dua Serbinë time sërish! Luftoni kundër bllokadave të Kurtit”, ishin disa prej mesazheve të shkruara.

Siç raportohet, posterat ishin vendosur gjatë natës në disa zona të Mitrovicës së veriut e po ashtu në Gracanicë.

Nuk është hera e parë që mesazhe të tilla shfaqen në veriun e Kosovës. Në të kaluarën, grafite që kërkonin rikthim të ushtrisë serbe në Kosovë, apo mesazhe të tjera të forta kanë nxitur frikën për tension në Veri.

“Nuk heqim dorë nga Serbia!”, pankartat e serbëve në

Lini një Përgjigje