Numërimi i votave të diasporës në Kosovë ka sjellë ndryshime në projektimin aktual të ndarjes së mandateve në Kuvend.
Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani është numëruar rreth 4% e votave të ardhura nga diaspora, duke ndikuar në shpërndarjen e ulëseve parlamentare.
Lëvizja Vetëvendosje rezulton të ketë fituar një mandat shtesë, duke shkuar në 49 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës humbet një ulëse, duke zbritur në 19 mandate.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ruan projektimin me 24 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të mbajë 8 ulëse në legjislativ.
Procesi i numërimit të votave të diasporës vijon dhe rezultatet përfundimtare mund të sjellin ndryshime të tjera në përbërjen e Kuvendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit t’i shpallë më 26 qershor, ndërkaq certifikimin e tyre ta bëjë deri më 6 korrik.
Lini një Përgjigje