TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Mars 2023, 21:20

Pakti i Ohrit, e djathta serbe sërish në protestë: Të shkarkojmë Vuçiçin

Shkruar nga Pamfleti

Pakti i Ohrit, e djathta serbe sërish në protestë: Të

E djathta serbe dhe një grup studentësh kanë dalë sërish në shesh kundër dialogut me Kosovën.

Ata kanë paralajmëruar sot nga Beogradi se do të bllokojnë institucionet.

Në protestën para objektit të Fakultetit Filozofik studentët deklaruan se u kanë dërguar e-mail të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë për të shprehur mendimin e tyre për planin dhe për të nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic, për atë që pretendojnë se është shkelje e Kushtetutës.

Kujtojmë se mes Serbisë dhe Kosovës u arrit një marrëveshje në takimin në Ohër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit serb Aleksandër Vuçiç, shefit të BE për politikën e jashtme dhe siguri Josep Borrell dhe emisarit të BE për dialogun Miroslav Lajçak.

protesta serbi dialogu

Lini një Përgjigje