TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Mars 2023, 18:52

Takimi në Ohër, Kurti: Vuçiç refuzoi ofertën time bujare për Asociacionin

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në Ohër, Kurti: Vuçiç refuzoi ofertën time

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar detaje të reja nga takimi që pati më 18 mars në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Kurti u shpreh se Vuçiç ka refuzuar ofertën e tij për “vetëmenaxhim” të serbëve të Kosovës. Ai shoti se pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel, ai refuzoi edhe Aneksin e propozuar në Ohër.

Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetë-menaxhimit për serbët, në një shoqatë që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr Jo apo Z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, shkroi Kurti në Twitter.

dialogu kosovë-serbi kurti

Lini një Përgjigje