TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Shtator 2023, 18:19

Përfundon autopsia e terroristëve serbë të vrarë në Banjskë, familjarët tërheqin trupat e të afërmve

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon autopsia e terroristëve serbë të vrarë

Në Institutin për Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ka përfunduar autopsia e trupave të tre serbëve të vrarë në sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë afër Zveçanit.

Ajo që mund të them është se autopsia ka përfunduar. Identifikimi është çështje e prokurorisë. Raportet ende nuk janë kompletuar”, tha drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti.

Ndërkohë familjet e serbëve të vrarë raportohet se kanë tërhequr trupat e të afërmve të tyre në orën 14:00. Mësohet se Policia e Kosovës ka qenë e vendosur afër vendit ku janë dorëzuar trupat.

Kujtojmë se më 24 shtator në Banjskë, një grup serbësh të armatosur rëndë të drejtuar nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç sulmuan policinë e Kosovës duke lënë të vrarë policin Afrim Bunjaku.

Grupi i serbëve u ngujuan në manastirin e Banjskës, nga ku për disa orë vijuan të qëllojnë ndaj policisë së Kosovës. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbetën të vrarë tre shtetas serbë.

autopsia serbët banjskë

Lini një Përgjigje