Kryeministri Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se veprimi i djeshëm i Serbisë ishte agresor dhe se tre efektivët u rrëmbyen brenda të territorit të Kosovës.
Ai i bëri thirrje aktorëve ndërkombëtarë që ta dënojnë sjelljen e Serbisë. Po ashtu u shpreh se “është e çuditshme heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë”
“Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj policisë së Kosovës që po lufton krimin dhe intencë për eskalim e destabilizim në kohën kur ne tashmë kemi propozuar planin pesë-pikësh për de-përshkallëzim, pra për de-eskalim dhe normalizim. Për këto arsye institucionet tona të rendit dhe të sigurisë e kanë rritur nivelin e gatishmërisë. Për arsye të sigurisë si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet e automjeteve që vijnë nga Serbia, sidomos ato transportuese.
Cënimi i kufirit dje nga Serbia na detyron që të rrisim kontrollet kufitare që të rrisim kontrollet kufitare që varësisht nga analiza dhe vlerësimet e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë mund të përfshijnë edhe ndalesa të qarkullimit në rastet kur vlerësohet se mund të përbëjnë rrezik apo nuk mund të garantohet siguria. Veprimet e radhës do të merren në bazë të rekomandimeve të institucioneve përkatëse. Synimi ynë është siguria dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë të rrëmbyer dhe u bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që ta dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë dhe të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar. Serbia nuk ka ndryshuar në qëllime, synime apo apetite. Nuk është se po na befason me sjelljen e saj. Ajo që është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë e cila vazhdimisht kërkon pretekste për eskalim dhe destabilizim. E kur nuk ka atëherë është e gatshme dhe e aftë t’i krijojë ato”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti deklaroi se vendimi për të ndaluar kalimin hyrja e manueve nga Serbia por dhe e makinave me targa serbe nuk janë masa ekonomiko tregtare por të sigurisë për shkak se gjendja nuk është aspak e zakonshme
“Për ne është e qartë që agresioni po vjen nga Serbia. Nganjëherë në rrugë ilegale dhe është e mundshme në vendkalime kufitare. Si masa të sigurisë kemi marrë vendimin për qarkullim të kufizuar dhe kontrolle të shtuara deri në një moment të dytë” tha Kurti.
Kujtojmë që ditën e djeshme, tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe në Leposaviç. Autoritetet kosovare njoftuan se ky rast ndodhi në brendësi të territorit të Kosovës.
Lini një Përgjigje