Analisti Ben Andoni thotë se Albin Kurti ka treguar se ka qenë i dobët taktikisht sa i përket dialogut, por këtu ka ndikuar edhe ndryshimi vazhdimisht i rregullave të lojës nga BE ndaj Kosovës.
Sipas tij, Kurti ka humbur shumë kohë me asociacionin dhe ky është gabimi i vetëm i tij.
“Kurti zakonisht shkon pas qëndrimeve të Serbisë, ndërkohë që BE ka dashur që Kosova të paraprijë me gjërat e saj. Kurti këtë e ka bëtë vetëm kur është ulur përballë Vuçiçit dhe me predispozitë të qartë për të mos gjetur një marrëveshje konkrete. Kurti është i bindur se ashtu si Vuçiç që drafti final i asociacionit është gati dhe pas pak kohe do iu jepen vetëm për ta firmosur, po Kurti nuk po merr garancitë e mjaftueshme sa i përket funksionimit të asociacionit. Edhe ndryshimi i emrit bën fjalë për këtë pjesë të paqartë lidhur me atributet ekzekutive. Këtu është një problem i madh, që Kurti ka humbur kohë dhe ky është i vetmi gabim i tij. Partnerët janë përsëri aty, pasi Kosova është produkt i tyre. Çfarëdo të ndodhë SHBA do jetë në krah të Kosovës”, tha Andoni në një intervistë për Euronews Albania.
Kryeministri Albin Kurti ka shpërthyer në akuza ndaj ndërmjetësve ndërkombëtarë Lajcak e Borrell duke i akuzuar ata se në takimin e fundit atë të 14 Shtatorit në Bruksel, ishin në koordinim dhe sinkronizim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
“Emisari special europian ka pasur një koordinim të tillë me presidentin e Serbisë sepse nuk shpjegohet ndryshe fakti që fshihet mungesa e propozimeve të Serbisë dhe nga ana tjetër shpërfillen propozimet tona.”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Kurti i akuzoi ata se së bashku ekspozuan një skenar të dizajnuar më herët për ta vënë në qendër të bisedimeve detyrimin për themelimin e bashkësisë së komunave serbe.
“Me 14 Shtator pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi dhe kundër marrëveshjes Bazike në veçanti. Kështu ata kanë shkuar shumë larg në goditjen e të ardhmes së Kosovës. Në situatën në të cilën jemi vlerësoj se nuk mund të shtrembërohen në gjykimin tim me asnjë hedhje të hirit syve.”
Sipas Kurtit, Lajçak duhet t’i japë llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, parlamentit evropian për njëanshmërinë e tij dhe mungesë të neutralitetit.
“Qartazi ka asimetri, ka mungesë të neutralitetit. Në veçanti për bindjen time ka ndodhur një zbrapsje e ndërmjetësit kur Kosova e ka kaluar suksesshëm fazën e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës që ka ndodhur në datën 24 Prill.”
Kryeministri kosovar tha se u ka dërguar letër Berlinit, Parisit dhe Uashingtonit. Ai kërkoi nga BE dhe SHBA-të heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Lini një Përgjigje