Kosova 1 Tetor 2023, 14:25

Përplasjet me Kurtin, Basha: Rama t'i japë fund protagonizmit personal, Shqipëria të jetë në dispozicion të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet me Kurtin, Basha: Rama t'i japë fund protagonizmit

Kreu i Partisë Demokatike Lulzim Basha ka komentuar situatën në veri të Kosovës. Ai tha se protagonizmi personal i Ramës dhe marrëdhënia e tij me Kurtin e ka dëmtuar Kosovën veçanërisht në ambientet ndërkombëtare.

Ai u shpreh gjithashtu se Shqipëria duhet të jetë në dispozicion të Kosovës në këtë situatë të vështirë dhe nuk duhet të përdoret si mollë sherri për betejat e brendshme politike në Tiranë.

“Shqipëria të jetë në dispozicion të Kosovës për t’i ofruar gjithçka që Kosova ka nevojë në çdo fushë që e kërkon dhe të mos bëjë asgjë pa koordinim me Kosovën. Protagonizmi i tepërt, në veçanti në ambientet ndërkombëtare e ka dëmtuar Kosovën. Ndaj duhet t’i jepet fund protagonizmit personal. Kosova ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë dhe nuk duhet të përdoret si mollë sherri për betejat e brendshme politike në Tiranë. PD do të bëjë gjithçka për të qenë në mbrojte të Kosovës. Por po kështu t’i njohim vetes një sens vetëpërmbajtje që mos ta shndërrojmë Kosovën në një çështje të përplasjeve të brendshme politike në Tiranë.

Interesi  Kombëtar i Shqipërisë dhe i Kosovës është një dhe i pandarë dhe në funksion të këtij interesi kombëtar, dhe në funksion të këtij interesi kombëtar çdo aktor duhet të lënë mënjanë gjithçka që ju dikton kimia e tyre personale, edhe kur është pozitive e jo më kur kjo kimi lë për të dëshiruar”, tha Basha për "Euronews Albania".

basha kurti rama veri kosove