TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Qershor 2023, 13:17

Propozimi i Ramës për Asociacionin, reagime të forta nga Prishtina: “Agjentët” në lëvizje, po flitet për shkëmbim territoresh!

Shkruar nga Pamfleti
Propozimi i Ramës për Asociacionin, reagime të forta nga
Edi Rama dhe Albin Kurti

Pas draft propozimit të Edi Ramës  për Asociacionin kanë ardhur reagimet e para nga Kosova. Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj shkruan se agjentët e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive.

Pra tash ‘agjentët’ e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Të mos gabohemi. Qëllimi mbetet i njëjtë: ndarja e Kosovës!!”, shkruan Haradinaj.

Po ashtu ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja,

Sipas Mujës, me dërgimin e këtij draft-statuti në Berlin e Paris, “Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiçin”.

Duke dërguar statut për ‘Asociacionin’ në Berlin e Paris, Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçi¢in. Fort i kapur diku për krim e korrupsion duhet të jetë Edi Rama gjersa detyrohet t’ia bëjë këtë mënyrë vetes publikisht para gjithë kombit shqiptar”, ka shkruar Muja.

Rama ka bërë të ditur në një konferencë për media se dje ua ka përcjellë një draft për Asosacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Jam këtu për t’ju bërë të ditur një fakt të panjohur më parë. Dje ua kam përcjellë Scholzit dhe Macronit një draft të Asosacionit, për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane”, tha Rama gjatë konferencës.

Rama tha se dokumenti është konfidencial, por u shpreh i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionin dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

edi rama propozimi i ramës për asociacionin albin kurti

Lini një Përgjigje