Kosova 8 Qershor 2023, 07:10

Kurti akuza të forta Vuçiç: Beogradi furnizoi me bomba dhe me granata bandat në veri

Shkruar nga Pamfleti
Kurti akuza të forta Vuçiç: Beogradi furnizoi me bomba dhe me
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se më 29 maj, grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në tri komunat veriore të Kosovës kanë përdorur granata dore dhe shok bomba të prodhuara në Serbi dhe të sjellura po nga ai vend.

Kurti në një postim në Twitter, ka thënë se me të njëjtat janë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policia e Kosovës dhe gazetarët që po raportonin për tensionet në veri.

“Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 dhe shok bomba RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, policët e Kosovës dhe gazetarë”, ka shkruar Kurti.

Më tej Kurti ka thënë se në veri nuk duhet të ketë struktura ilegale dhe veprime kriminale, duke shtuar se vetëm me të tilla kushte mund të mbahen zgjedhjet e reja.

Kurti ka thënë pë France24  se legjitimiteti politik është i dobët për shkak të daljes së ulët në votime, porse sipas tij, pjesa tjetër atje nuk ka legjitimitet fare.

“Këta 4 kryetarë që janë zgjedhur në veri nuk do të rizgjidhen. Këto zgjedhje do të mbahen kur do të ketë ligj. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira pa shtrirje të ligjit. Serbët kanë lënë institucionet duke menduar që sistemi ynë shtetëror do të kolapsojë, porse kjo nuk ka ndodhur. Nëse këto ndërtesa të komunave nuk janë për kryetarët e komunave, atëherë për kë janë? Ne jemi shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se me Serbinë kanë arritur marrëveshje por nuk ka implementim të saj për shkak të Beogradit.

albin kurti beogradi furnizoi me bomba veriu i kosovës