TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Qershor 2023, 15:29

Publikohen pamjet, momenti kur sulmohet makina e policisë në Mitrovicë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet, momenti kur sulmohet makina e policisë në

Arrestimi i Milun Milenkoviç, njërit nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, ka nxitur reagime të ashpra të serbëve në Mitrovicën veriore.

Pas arrestimit, serbët kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe veturat e tyre, ku gjatë tensionimit të situatës tre policë janë lënduar si dhe janë dëmtuar vetura zyrtare, transmeton Telegrafi.

Në një video shihet qartë momenti kur një serb sulmon veturën e Policisë, duke gjuajtur atë me një gurë të madh.

Ishte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që konfirmoi arrestimin e Milenkoviç.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, bëri të ditur ministri.

mitrovice policia

Lini një Përgjigje