TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Qershor 2023, 12:42

Kurti mesazh të qartë SHBA-së dhe BE-së: Mos ejani me kërkesat e Serbisë!

Shkruar nga Pamfleti
Kurti mesazh të qartë SHBA-së dhe BE-së: Mos ejani me
Miroslav Lajçak, Albin Kurti dhe Gabriel Escobar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur sërish për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se raportet janë të shkëlqyera ndërsa përsëriti se kryenegociatorët po vijnë drejt tij me kërkesa të palës serbe. 

Sidoqoftë, ne do ta vazhdojmë komunikimin, bashkëpunimin, edhe më të dendur për të sqaruar çdo keqkuptim. Po e ritheksoj, ne nuk kemi alternativë tjetër: Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur vjen puna te ndërmjetësit europianë dhe amerikanë, të cilët vijnë tek ne edhe me kërkesa të palës tjetër, sigurisht që ka sfida dhe vështirësi”, tha Kurti.

Kurti ka përgatitur një plan me 5 pika për tia dorëzuar Bashkimit Europian me qëllim depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në një dalje për median, paraditen e sotme, (13 qershor)  kryeministri Albin Kurti tha se ka kërkuar takim urgjent me përfaqësuesin e lartë të BE-së Josep Borrell  për të disktuar për planin, madje mundësisht ky takim të bëhet brenda kësaj jave, por ende nuk ka marrë një përgjigje nga Brukseli se kur mund të jetë ky takim.

albin kurti

Lini një Përgjigje