Kosova27 Shtator 2023, 19:04

“Regjimi i Vuçiçit kërcënim për paqen”, Gërvalla apel ndërkombëtarëve: Pranoni se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar

Shkruar nga Pamfleti

“Regjimi i Vuçiçit kërcënim për paqen”,

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla publikoi identitetin e një prej të vrarëve të 24 shtatorit nga grupi i terroristëve, i cili rezulton të jetë turpëroja e ish-shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin.

Me anë të një postimi në platformën “X”, ajo shtoi se edhe zbulimi i faturës që vërteton lidhjen e grupit terrorist me Ushtrinë serbe janë fate që tregojnë përfshirjen e Beogradit në sulm.  Ajo shtoi se ndërkombëtarët duhet të pranojnë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar, dhe se regjimi i Vuçiçit përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Evropës.

Nevojitet një ndryshim thelbësor. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Nevojitet një ndryshim thelbësor. Regjimi i Vuçiçit përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Evropës. Këtë herë, ne nuk mund të përballojmë t’i kthehemi biznesit si zakonisht“, ka shkruar ajo në Twitter, të mërkurën.

gërvalla ndërkombëtarët