
Koloneli i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, është arrestuar nga shërbimi sekret i Serbisë (BIA) dhe aktualisht ndodhet në qytetin e Kralevës, shkruan KosovaPress.
Sipas mediave në Kosovë, koloneli Dejan Jankoviç është ndaluar këtë të mërkurë rreth mesditës nga organet e policisë serbe, pasi ka kaluar kufirin e Jarinjës dhe ka hyrë në territorin e Serbisë, dhe pas disa orëve kanë ardhur agjentë të BIA-së.
Agjentët e shërbimit sekret të Serbisë e kanë dërguar në Kralevë, ku aty është marrë dhe në pyetje.
Dyshohet se arrestimi i kolonelit Jankoviç, i cili është nga Shtërpca dhe njëherësh zëvendës i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës (për administratë), ndërlidhet me bashkëpunimin e tij me institucionet e Republikës së Kosovës.
Lini një Përgjigje