TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Tetor 2025, 17:13

Siria njeh Kosovën, Osmani: Ky është një moment historik!

Shkruar nga Pamfleti

Siria njeh Kosovën, Osmani: Ky është një moment historik!

Siria ka njohur shtetin e Kosovës. Presidenti i ri sirian Al Sharaa, i cili ishte lideri që udhëhoqi grushtin e shtetit për rrëzimin e Asssadit, ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur.

Lajmi u bë i ditur nga presidentja Vjosa Osmani, e cila u takua me homologun sirian me ndërmjetësimin e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman.

Osmani shtoi se populli i Kosovës dhe i Sirisë kanë vuajtur shumë në rrugën e tyre drejtë lirisë dhe se ky është një moment historik për të dy vendet. Tani Kosova njihet nga 120 shtete.

Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë.

Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë.

Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona.

Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë!”, shkruan Osmani.

Lini një Përgjigje