TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Tetor 2023, 16:38

S'ka 'tym të bardhë' nga Beogradi, “pesëshja e madhe” dështon të bindë Vuçiç për zgjidhje me Kosovën

Shkruar nga Pamfleti
S'ka 'tym të bardhë' nga Beogradi, “pesëshja
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç me emisarët e SHBA dhe BE

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka quajtur të vështirë takimin me pesë emisarët e SHBA-së dhe BE-së.

Ai thotë se në muajt e ardhshëm do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza me Kosovën, por ditën e sotme nuk janë dakordësuar për një plan specifik që iu prazantua Prishtinës paraditën e sotme.

"Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Në ditët në vijim pres takime të rëndësishme në Bruksel", ka shkruar në Instagram presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas takimit me “pesëshen e madhe”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Në takimin në Presidencë, ishte përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës Miroslav Lajçak, Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarë për politikën e jashtme dhe të sigurisë të Presidentit të Republikës së Francës dhe kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Plettner dhe këshilltarit diplomatik të Kryeministrit të Republikës së Italisë, Francesco Talo.

Para takimit presidenti serb, tha se dita e sotme mund të jetë dita më e vështirë për të dhe për vendin e tij, për shkak të takimit me pesëshen e madhe euro-amerikane.

Ende pa biseduar mirë me ta, ai theksoi se e di mirë se çfarë pakete do t’i dorëzojnë Lajçaku, Escobari dhe të tjerët.

“Nuk fle natën për shkak të kësaj, nuk e di nëse do të bërtas apo do të qaj nga dhimbja. Por mund t’ju them se do të kërkojmë një rrugë dhe do t’ia dalim ta ruajmë Serbinë”, u shpreh Vuçiç gjatë një eventi për 15 vjetorin e krijimit të partisë së tij, SNS.

Nga ana tjetër Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit që pati me “pesëshen” diplomatike ka thënë se prioritet dhe çështje kryesore për Kosovës është siguria e shtetit, qytetarëve, kufijve dhe territorit.

Kurti tha se pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, “ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”.

“Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars).Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë së Kosovës.

Kurti gjithashtu ka theksuar se diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht, teksa emisarët kanë udhëtuar për në Beograd ku do të takohen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç./Pamfleti

vuÇiÇ kosova takimi me 5 diplomatët

Lini një Përgjigje