TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Mars 2023, 13:09

Takimi Kurti-Vuçiç, Hovenier: Në Ohër nuk do të diskutohen 11 pikat e planit të BE-së, por implementimi i tyre

Shkruar nga Pamfleti

Takimi Kurti-Vuçiç, Hovenier: Në Ohër nuk do të

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, deklaroi sot se takimi i Ohrit është një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe Serbinë për të arritur marrëveshje mbi planin europian për normalizim të marrëdhënieve. Ai shtoi se marrëveshja synon të shmangë edhe tensionet e mundshme mes dy shteteve në të ardhmen.

Në një takim me gazetarët, ambasadori Hovenier deklaroi së një marrëveshje e mundshme do të sjellë përfitime politike dhe ekonomike për të dy vendet.

Në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Hovenier tha se i kuptojnë disa shqetësime, por ShBA nuk mbështet ndonjë mekanizëm që është kundër kushtetuteshmërisë së Kosovës.

I pyetur për rezervat që kanë ndaj planit evropian dy partitë më të mëdha opozitare PDK dhe LDK, Hovenier tha se është i bindur që në fund të dy subjektet do të vënë interesin nacional para atij partiak.

Nga perspektiva e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ky është një moment për ta avancuar integrimin e Kosovës në BE dhe Kosova ta marrë rolin e saj në Ballkanin Perëndimor si vend i pavarur dhe sovran. Këtë marrëveshje për të cilën po punohet dhe për implementimin e të cilës do të negociohet në Ohër këtë vikend, ne e konsiderojmë si një hap shumë të rëndësishëm përpara dhe ne mendojmë se një marrëveshje e plotë është pranë arritjes. Ne besojmë se ky propozim me 11 pika për të cilin palët janë pajtuar, aneksi i implementimit që është duke u diskutuar, sjell benefite të mëdha praktike, politike dhe ekonomike. Le të jem i qartë, 11 pikat aktuale nuk do të diskutohen. Kjo marrëveshje për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përmbyllur në Bruksel ku të dyja palët janë pajtuar se nuk do të ketë nevojë të diskutohet më tutje teksti në fjalë”, tha ai.

havie kurti vucic

Lini një Përgjigje