
I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Lajçak ka deklaruar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është thelbësor për arritjen e marrëveshjes së përgjithshme.
Ai ka thënë se marrëveshja e Asociacionit nuk është përmbushur për dhjetë vjet dhe se do të jetë shumë e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje për implementimin e saj në të ardhmen.
Lajçak ka shtuar se propozimi evropian, nuk flet për një lloj kapitullimi, por për normalizim.
"Unë do të doja të vendosja marrëdhënie ku njerëzit mund të lëvizin lirshëm, të bëjnë biznes, të studiojnë dhe mendoj se kjo është në interesin e të gjithëve", tha Lajçak.