Kosova25 Shkurt 2023, 08:34

Të hënën takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Borrel dhe Lajçak presin konsensus

Shkruar nga Pamfleti

Të hënën takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Borrel dhe

Bashkimi Evropian pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç,të bein dakord për planin franko-gjerman. Të hënë ata do të takohen në Bruksel dhe pritet shumë prej tyre.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë thënë se do të luajnë rolin kyç në monitorimin e përmbushjes së detyrimeve të dala nga ai.

"Po punoj në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, si koordinator i këtij dialogu, i mandatuar nga Kombet e Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve. Jemi në një moment kritik dhe besoj që në javët e ardhshme do të sjellim rezultate pozitive. Bashkimi Evropian u ka prezantuar një propozim palëve që do ta vendoste procesin e normalizimit në binarë, e të çojë në rrugë para. Të hënën e kemi një takim të nivelit të lartë me dy liderët të Beogradit dhe Prishtinës, presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës, për ta parë nëse ky angazhim është serioz e solid, e që prezanton një mënyrë të qartë normalizimin e marrëdhënieve për të dy ata”, ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Plani, që besoj se do ta pranojmë të hënën, do të bëhet i detyrueshëm për të dyja palët. Nuk është marrëveshje e përkohshme, pas kësaj do të vazhdojë procesi i normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve, që do të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, para hyrjes së Serbisë e Kosovës në BE”, ka thënë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Por presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia do t’u përmbahet vijave të kuqe.

Vuçiç tha se thelbi i diskutimeve do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe derisa përsëriti se nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Mbetemi të kujdesshëm dhe na presin net shumë të vështira. Serbia do të diskutojë e negociojë edhe për letrat më të këqija, sepse nuk ka të drejtë të përsërisë përvojat e kaluara”, ka thënë presidenti serb.

kurti vucic borrel dialogu kosove-serbi