
Një shtetas shqiptar është sulmuar nga disa persona në Rudar të Zveçanit. Policia e Kosovës bën me dije se personi së fjalë ka qenë në një kamion në momentin kur është goditur me gurë.
Si pasojë e sulmit, mësohet se ka vetëm dëme materiale. Ndërsa agresorët jan larguar në drejtim të paditur.
“Rudar, Zveçan 17.06.2023-19:00. Ankuesi mashkull shtetas Shqiptar ka raportuar se ka qenë me kamion, kur 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë dhe i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore” thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje