TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Qershor 2023, 22:34

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Meloni, Macron dhe Scholz letër Kurtit: Prano 3 kërkesat e BE!

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Meloni, Macron dhe Scholz

Ndonëse nuk kanë qenë shumë të përfshirë në situatën e tensionuar mes dy vendeve, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelar gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni i kanë dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Burime për mediat bëjnë me dije se në letrën e dërguar nga perëndimorët, kryeministrit Kurti i kërkohet edhe njëherë de-përshkallëzimi i tensioneve në veri.

Letra është e ngjashme me përgjigjen e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell për Kurtin që u publikua dje, mirëpo jo me kërkesa të detajuara.

Qeveria e Kosovës nuk ka dërguar një njoftim deri tani për letrën e pranuar e as përmbajtjen e saj.

Ndërkohë, letra e Borrell përmbante kërkesa konkrete për Kurtin, duke i kërkuar tërheqjen e dy kryetarëve në veri nga zyrat komunale, tërheqjen e policisë nga prania para komunave dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

kurti leter de-pershkallezim tensione

Lini një Përgjigje