
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka deklaruar se grupet e pas sulmeve ndaj efektivëve të policisë në Veri fshihen anëtarë të grupeve kriminale.
“Në të dyja rastet, nga të cilat janë dëmtuar dy automjete policore dhe është lënduar një pjesëtar i Policisë, nuk ka pasur asnjë provokim paraprak”, ka thënë ministria.
Mes tjerash, ministria ka pretenduar se grupet janë të orkestruara dhe të dirigjuara nga Beogradi.
“Kriminelët do të identifikohen dhe do të ballafaqohen me drejtësi”, është thënë mes tjerash në reagim.
Vetë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se drejtuesit e këtyre akteve do të identifikohen, dhe do të përballen me drejtësinë.
“Këto akte rrezikojnë jetë dhe synojnë të destabilizojnë shtetin tonë”.
Pak më parë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se një zyrtar policor është lënduar në veri, si pasojë e sulmeve ndaj makinave policore me mjete të forta.
Lini një Përgjigje