Kosova29 Maj 2023, 07:09

Tensionet në veri të Kosovës, ambasadori i SHBA fton në takim katër kryetarët e rinj

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në veri të Kosovës, ambasadori i SHBA fton në
Ambasadori i SHBA në Kossovë, Jeff Hovenier

Ambasadori i SHBA në Kossovë, Jeff Hovenier ka ftuar katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës në takim, i cili pritet të mbahet në zyrat e Bashkimit Evropian në Prishtinë sot në orën 09:00. Kryetari i ri i Zubin Potok, Izmir Zeqiri ka konfirmuar ftesën nga ambasadori.

Situata në veri të Kosovës duket më e tensionuar se kurrë më parë. Kryetarët e rinj të komunave nuk janë pritur nga qytetarët serb që bojkotuan zgjedhjet.
Pas betimit ata u futëm me forcë në godinat e institucioneve, falë ndërhyrjes edhe të forcave speciale, por kjo nuk është pritur fare mirë nga Beogradi dhe nga ndërkombëtarët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbrëmjen e djeshme teksa ka folur për nje media serbe është shprehur se i druhet një konflikti të madh.

Nga sot do të nisë edhe bojkoti i nxënësve serb në shkolla, duke nisur kështu një padëgjueshmëri civile e sërbëve në veri të Kosovës.

tensionet në veri të kosovës ambasadori i shba në kossovë jeff hovenier